Klubi letrar studentor në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës “Luigj gurakuqi” zhvilluan në mjediset e bibliotekës së universitetit një bashkëbisedim me shkrimtarin dhe pedagogun Ridvan Dibra në lidhje me romanin e tij “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”.

Ndërtimi i rrëfimit në vetën e parë, përfshirja e vetë autorit Ridvan Dibra si personazh në vepër, komunikimet e shpeshta e të drejtpërdrejta të heroinës me lexuesit e vet etj. janë disa prej elementeve që zgjuan interesim e vëmendje për studentët.

Në qendër të veprës është fati i një femre me emrin Madalenë, i përqendruar në tri periudha të rëndësishme e vendimtare të jetës së saj: në moshat 15, 25 e 40 vjeçe, ku përcaktuese bëhet sidomos etapa e parë, ajo e adoleshencës.

Pasi ka shënuar sukses ndër lexues të shumtë në Shqipëri, ku është vlerësuar në rrethe të ndryshme intelektuale, si dhe gjatë promovimeve të disa prej romaneve të tij, krijimtaria e Ridvan Dibrës është nderuar me

çmime kombëtare e mbarëkombëtare. Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër tashmë e ka kthyer në traditë bashkëpunimin me Nismën Vullnetare Studentore përmes së cilës organizon aktivitete të ndryshme për studentët e fakulteteve të ndryshme.

Artikulli paraprakSHKODËR, 10 ARTISTË SJELLIN TANGOT ARGJENTINASE
Artikulli tjetërAMBASADORI AUSTRIAK: I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA