Arbër Demo nga Shqipëria dhe Mana Aoki nga Japonia kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë me një ceremoni mjaft interesante në Tokio të Japonisë.

Në ambientet ku u mbajt dasma u vendosën dy flamujt kombëtarë, ai i Shqipërisë dhe i Japonisë në shenjë simbolike, ndërsa nuk mungoi as atmosfera tradicionale e vendeve përkatëse.

Ajo që mori vëmendjen e mediave lidhet me faktin se në këtë dasmë , këngët dhe vallet shqiptare ishin pjesë e festës dhe të gjithë dasmorët festuan dhe vallëzuan nën ritmin e tyre.

Në një ambient kaq festiv nuk kishte se si të mungonte simboli i shqiponjës së flamurit kombëtar, ku të gjithë dasmorët dhe të ftuarit kryqëzuan gishta duke i shtuar akoma më shumë bukuri kësaj dasme.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakTËRMET ME MAGNITUDE 4.6 NË ROMAGNA, MBYLLEN SHKOLLAT NË RAVENNA
Artikulli tjetërSHEMBULLI NGA AUSTRIA, PRESIDENTI UDHËTON ME TRANSPORT PUBLIK