Trajneri i Kombëtares sonë e ka cilësuar si një “mrekulli” suksesin e kuqezinjve tanë ndaj Rumanisë.

Në pritjen që u bë në Kryeministri strategu italian kishte përgatitur edhe një fjalim: “Unë besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë. Pas këtij kampionati e gjithë bota sportive na ka marrë më shumë konsideratë, falë ndihmës së të gjithëve. Kemi forcë prej këtyre djemve. Kam qenë shumë i vëmendshëm për atë që mediat kanë shkruar pas këtij suksesi. Ajo që ne bëmë në Lion ishte padyshim një mrekulli”, u shpreh strategu italian.

Artikulli paraprakMINISTRJA NIKOLLA: KRENAR PËR KËTA DJEM
Artikulli tjetërRAMA: CANA NJË SHEMBULL PËR TË GJITHË