Giani de Biasi ka lënë pak supriza për në momentin e fundit; shumë pak prej futbolistëve që kanë bërë eliminatoret ngelën jashtë skuadre, ndërsa edhe një herë tjetër në filozifinë e trajnerit italian ka mbizotëruar aspekti emotiv

: përpara shpalljes së listës ai ka lexuar një tjetër mesazh karikimi, që më parë ua ka dërguar edhe futbollstëve. Listës së futbollistëve i mungon padyshim emri i Hamdi Salihit, golashënuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, i cili mberi jashtë listës së sulmuesve. Vendin e tij në këtë listë e ka zënë Milot Rashica, sulmuesi që luan në kampionatin holandez me Vitesen. 

 

LISTA PARAPRAKE

Portierë: Berisha, Hoxha, Shehi. 

Mbrojtës: Ajeti, Aliji, Gjimishiti, Mavraj, Cana, Agolli, Rrahmani, Hysaj, Veseli. 

Mesfushorë: Memushaj, Kaçe, Lila, Basha, Xhaka, Roshi, Kukeli, Lenjani, Shala, Abrashi. 

Sulmues: Bala, Çikalleshi, Sadiku, Rashica, Gashi.

Artikulli paraprakARRESTOHEN 3 SHTETAS PËR VEPRA PENALE TË NDRYSHME
Artikulli tjetërNË 4 MUAJ BASHKIA REALIZON 13 E TË ARDHURAVE