Portieri i kombëtares spanjolle David De Gea vlerësoi maksimalisht ekipin e tij dhe u shpreh se Spanja e meritoi padyshim fitoren.

“Ne bëmë një ndeshje të madhe, sulmuam gjatë gjithë kohës, dhe e merituam që të fitonim. Megjithatë Shqipëria bashkë me Italinë janë dy kundërshtarët tanë më të fortë me të cilët jemi ndeshur në grup” tha De Gea. Portieri i Manchetster United madje bëri edhe shaka duke thënë filloi të kishte ftohtë gjatë ndeshjes. “Mbrojtësit e mi ma bënë punën më të lehtë. Nuk i lanë të afrohen lojtarët e Shqipërisë. Ngaqë nuk kisha ç’bëja në portë fillova të kem ftohtë”. Spanja mundi 2-0 Shqipërinë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Rusi 2018.

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, SHI DHE ULJE TEMPERATURASH
Artikulli tjetër“ARREST ME BURG” PËR TË DYSHUARIN PËR VRASJE