Debat Kosovë-Serbi në OKB SHBA: Formoni qeverinë e re

Serbia dhe Kosova janë përplasur sërish në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, këtë herë për çështjen e UMNIK-ut. Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç kërkoi vazhdimin e këtij misioni për të mbrojtur të drejtat e serbëve, por ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, tha se UNMIK-u duhet të përmbyllë misionin, pasi Kosova është vend i pavarur. Daçiç theksoi se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të marrë parasysh interesat e të dyja palëve, ndërsa u angazhua kundër anëtarësimit të Kosovës në policinë ndërkombëtare INTERPOL. Ambasadorja Çitaku tha se çdo përpjekje për të rishkruar historinë do të dështojë, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk është organizatë terroriste por lëvizja më e suksesshme çlirimtare në historinë bashkëkohore. Gjatë mbledhjes nuk mungoi edhe nervozizmi, pasi Daçic iu drejtua Ambasadores Çitaku, për të cilën tha se ajo nuk është kosovare, pasi kombi kosovar nuk ekziston. “Populli shqiptar e ka shtetin e vet, kosovarët nuk kanë shtet sepse nuk janë komb. Çitaku nuk është kosovare, por shqiptare” u shpreh ai. Ndërsa përfaqësuesja e SHBA ka kërkuar nga Kosova që sa më shpejt të formojë qeverinë e re dhe të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

Artikulli paraprakQEVERIA 500 MLN LEKË PËR KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE TË DREJTËSISË 30 MLN EURO PËR ZJARRET E ENERGJINË
Artikulli tjetërZYRA E BASHKËQEVERISJES ME QEVERINË RAMA, 231 QYTETARË SHFAQIN INTERES