Mbi 70 familjeve të komunitetit egjiptian në qytetin e Shkodrës u është ndërprerë energjia elektrike mbrëmjen e së mërkurës si pasojë e debive të mbartura ndër vite.

Banorët thonë se është e padrejtë një ndërprerje e tillë, ndërkohë që pranojnë borxhet ndaj oshee-së. Aksioni për ndërprerjen e energjisë elektrike nuk ka kursyer edhe ato familje që kanë famijë të sëmurë apo invalidë. Qindra banorë të komunitetit egjiptian deklarojnë se zgjidhja e vetme është përmes zbatimit të një skeme të veçantë lehtësuese. Një aklsion i tillë është shtrirë edhe në disa prej njësive administrative. Në fshatrat e Gurit të Zi, dhjetëra familje janë pa energji elektrike prej 3 ditësh.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E LIGATINAVE, AKTIVITET I DZM NË ZOGAJ
Artikulli tjetër“REAGIMI KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE”