Një grua e sëmurë është shpëtuar nga Emergjencat Civile dhe zjarrfikëset e bashkisë, pasi mbeti e bllokuar për disa orë në dëborë në fshatin Bratiles të njësisë Administrative Stravaj te Librazhdit.

Të sëmurën familjarët e kishin nisur për në spital në krah, pasi rruga është bllokuar nga dëbora, por në një moment kanë mbetur të bllokuar.

Pas njoftimit ndërhynë Emergjencat dhe zjarrfikësit e bashkisë duke dërguar në spitalin e Librazhdit. Ndërkohë që në Librazhd vijon që të jetë i bllokuar në fshatin Letëm një i moshuar.

Autoritetet e pushtetit vendor, me ndihmën e një subjekti privat po hapin rrugën automobilistike me fadromë në mënyrë që në kohë urgjent, Hysni Shuli të transportohet për në Tiranë.

Artikulli paraprakNË MAGAZINËN E KOKAINËS. DROGA U NDAL NË MAMINAS
Artikulli tjetërDY PACIENTË NGA SHALA MBËRRIJNË ME HELIKOPTER NË QSUT