Defekt në avion, anulohet fluturimi nga Rinasi në Firenze

Një defekt në avionin e linjës ajrore “Albawings” ka sjellë anullimin e fluturimit nga aeroporti “Nënë Tereza” në drejtim të Firenzes, Itali. Fluturimi nga Rinasi ishte parashikuar në orën 12:15, por kompania njoftoi pasagjerët se udhëtimi do të ndërpritej për arsye teknike. Avioni është nisur në pistë, por brenda pak minutash është kthyer sërish në terminal. Mësohet se shkak për anulimin ka qenë një defekt në avionin i cili është konstatuar në momentin e nisjes në pistë. Anulimi i fluturimit në drejtim të Italisë ka bërë që të anulohet edhe fluturimi anasjelltas nga Firenze në Rinas në orën 15:30.

Artikulli paraprakKAPEN DY HAJDUTË PROFESIONISTË ME KAPUÇË, PINCA, LEVA, THASË
Artikulli tjetërFITONIN KREDI ME VULA TË RREME, SHKATËRROHET BANDA E FALSIFIKATORËVE