Defekti në linjë, lagjja xhabije tri orë pa drita 

Në kulmin e atmosferës festive në Shkodër ku qyteti është zbukuruar me mijëra drita, një defekt në një linjë elektrike është bërë shkak që lagjja Xhabije, mbrëmjen e së dielës të qëndrojë për mëse tri orë në errësirë. Fillimisht mungesa e energjisë ka prekur ndriçimin rrugor dhe më pas bllokun e pallateve në këtë zonë. Pronarët e bizneseve kanë qënë të detyrurua të përdorin mjete alternative për ta zgjidhur këtë situatë siç janë gjeneratorët, ndërsa tek familjet drita e qiriut ka qënë e vetmja gjatë këtij harku kohor. Një problem tjetër që ka ardhur si pasojë e mungesës së energjisë ka qënë edhe ndërprerja e internetit pasi njëri prej kompanive të rëndësishme e ka qendrën pikërisht në Xhabije. Jashtë kamerave banorët janë prononcuar se askush nuk ka sqaruar se përse ka ndodhur kjo gjë dhe përgjigja e vetme që kanë marrë ka qënë e shkurtër “defekt në linjë”. Shpresojmë që të tilla situata të mos përsëriten, sidomos në këto ditë festash.

Artikulli paraprakMIJËRA PESHQ TË NGORDHUR DALIN NË BREGUN E PLAZHIT ANGLEZ
Artikulli tjetërAUTOBUSËT PËR EVAKUIMIN E SIRIANËVE NGA ZONAT E BOMBARDUARA ‘SULMOHEN DHE DIGJEN’