Reagimi i plotë i Braçes në Facebook:

“Jo Ilir, ka dhe një rrugë tjetër!! Populli për reformën në drejtësi, Populli për kushtetutën! Si ka mundësi që vetëm ketë zgjidhje shmangni, as qe e përmendni? E pranoj me sy mbyllur qe kjo reforme bëhet për të ardhmen e këtij vendi, të ardhmen e shqiptarëve. Atëherë perse nuk bëjmë me te thjeshtën, bashkërisht; Ftojmë popullin që, Me votë të vendosë mes dy varianteve; Variantit te BE-SHBA dhe variantit të Berishës e Bashës për rivlerësimin e te gjithë gjykatësve e prokuroreve qe sot jane ne sistem!! Nuk ka konsensus partiak pa popullin!! Të çojmë Kushtetutën në referendum dhe shqiptaret te vendosin se si e duan drejtësinë, pastrimin e saj dhe gjykatësit e prokuroret qe do te shërbejnë pas kësaj.”

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHËNDETI MENDOR, MUNGON SHËRBIMI PËR FËMIJËT
Artikulli tjetërPROTESTA NË LONDËR, QYTETARËT KËRKOJNË DORËHEQJEN E KRYEMINISTRES SË RE