Është shkarkuar nga detyra Gjyqtarja e Apelit Shkodër Hajrie Muçmata pasi u përball me disa pikëpyetje rreth pasurive të saj, burimeve të ligjshme të disa huave dhe me deklarata kontradiktore të bëra për procesin e vetingut.

ILDKPKI, e kishte gjetur Muçmatën me probleme në deklarimin e pasurisë dhe e akuzonte atë për fshehje pasurie. Ndërsa KPK tha se nga analiza financiare rezultonte se gjyqtarja kishte mungesë burimesh të ligjshme në disa vite dhe në total 4.7 milion lekë.

Karriera e Hajrie Muçmatajt në sistemin e drejtësisë ka filluar në vitin 1999, si gjyqtare në Gjykatën e Kukësit. Në vitin 2009, ajo u emërua inspektore pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndërsa në vitin 2016, Znj. Muçmata u dekretua anëtare e Gjykatës së Apelit të Shkodrës nga Presidenti i Republikës.

Artikulli paraprakBASHA NGA DURRËSI: SEKTORI I BIZNESIT NË LUFTË PËR MBIJETESË, JU DUHET NJË QEVERI QË JU MBËSHTET. JA VIZIONI YNË
Artikulli tjetërNDËRPRITET SEANCA E KUVENDIT, PS NJOFTON MBLEDHJEN E PAPRITUR