Qytetarët rusë nuk mund të largohen nga vendi i tyre me më shumë se 10 mijë dollarë. Ky vendim vjen pas dekretit të Presidentit rus Vladimir Putin.
Ky urdhër hyri në fuqi sot, ndërsa u vendos në këtë mënyrë pas sanksioneve të perëndimit ndaj Moskës, që kanë gjymtuar ekonominë ruse dhe kanë zhvlerësuar rublën.