Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme me 7 vota pro vendosi: Evidentimin dhe publikimin e listës së funksionarëve publikë që kanë depozituar dhe listën e atyre që nuk kanë depozituar formularët e vetëdeklarimit

. Gjithashtu, KQZ vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për vënien në dispozicion: a. Të listës së funksionarëve publik që nuk kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit pranë KQZ-së brenda afatit ligjor, sipas lidhjes bashkalidhur këtij vendimi. b. Formularët e vetëdeklarimit për funksionarët publikë deputetë, ministra që nuk janë deputet dhe kryetarë bashkie. c. Publikimin e Formularëve të Vetëdeklarimit në faqen zyrtare të KQZ-së. 2. Pranimin e kërkesës së subjektit Gazeta “Shqiptarja.com”, për vënien në dispozicion të formularëve të vetëdeklarimit për funksionarët publikë deputetë, ministra që nuk janë deputet dhe kryetarë bashkie. 3. Pranimin e kërkesës së subjektit Shoqëria Tregtare “Panorama Group” Sh.A, për vënien në dispozicion të formularëve të vetëdeklarimit për funksionarët publikë deputetë, ministra që nuk janë deputet dhe kryetarë bashkie. 4. Pranimin e kërkesës së subjektit City FM Radio dhe Cityneës, për vënien në dispozicion të formularit të vetëdeklarimit të kryetarit të bashkisë Pogradec, z. Eduard Kapri. 5. Pranimin e kërkesës së subjektit BIRN Albania, për vënien në dispozicion: a. Të listës së funksionarëve publik që nuk kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit pranë KQZ-së brenda afatit ligjor, sipas lidhjes bashkalidhur këtij vendimi. b. Formularët e vetëdeklarimit për funksionarët publikë që kanë detyrimin të dorëzojnë këto pranë KQZ-së.

Lista_2.pdf

Artikulli paraprak“PËRGJEGJËSITË BASHKIAKE DHE PJESËMARRJA QYTETARE”
Artikulli tjetërDHUNA NË JETIMOREN E SHKODRËS, DHE AVOKATI I POPULLIT