Është printuar ekstrakti i parë i listës së zgjedhësve për zgjedhjet lokale 2019. Në listën paraprake rezultojnë afro 3.5 milionë shqiptarë që kanë të drejtën për të votuar.

Lista iu është shpërndarë zyrave të gjendjes civile për korrektim dhe rifreskim. Sipas udhëzimit të Ministrit të Brendshmëm, Sandër Lleshaj, kjo listë brenda datës 4 dhjetor duhet të publikohet nga cdo bashki dhe njësi administrative në të gjithë vendin.

Kjo listë u përgatit menjëherë pasi presidenti Ilir Meta dekretoi pak ditë më parë, si datë për zgjedhjet lokale, 30 qershorin e vitit 2019.

Artikulli paraprakZJARR I MADH NË NJË PALLAT, EVAKUOHEN BANORËT
Artikulli tjetërKRYEMADHI: OPOZITA DO TË RRETHOJË KRYEMINISTRINË, FILLIMI I FUNDIT TË RAMËS