Komisioni Europian sot i ka rekomanduar sërish Këshillit hapjen e negociatave për Shqipërinë. Në progres raport, theksohet se Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

“Nga vettingu janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve” thuhet në raport.

Tani fjalën e ka Këshilli, teksa në Tetor Presidenti Macron vendosi veton, pak javë më parë, pas miratimit të metodologjisë së re ai u shpreh se në mars do të vendoset në bazë të asaj që do të raportojë Komisioni Europian, që sot ripërsëriti kërkesën për hapjen e negociatave.

Artikulli paraprakRAMA: 420 EURO NËSE DONI TË PUNONI NË RINDËRTIM! KEMI HAPUR KUFIJTË EDHE PËR TË HUAJT
Artikulli tjetërPAK ORË NGA TUBIMI I METËS, YURI KIM FTON NË TAKIM BASHËN