Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet sot për të diskutuar Projektligjin e dërguar nga Qeveria, për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës miratoi ndryshimet e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Projektligjit i është shtuar edhe deklarata e dy presidentëve, të Kosovës dhe Malit të Zi, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanovic. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillohet sot në orën 16:00.

Artikulli paraprakDETI, 10 KUSHTET PËR DITMIR BUSHATIN QË TË BINDË METËN
Artikulli tjetërUDHËTONIN ME MINA NË MAKINË, ARRESTOHEN DY PERSONA NË LEZHË