Nga fshati Rragam i njësisë administrative Gur i Zi në Shkodër ku aktualisht janë të aktivizuara disa vatra zjarri, ministri i brendshëm teknik Dritan Demiraj deklaroi se pritet mbështetja e Natos dhe Greqisë për të menaxhuar situatën e zjarreve.

Demiraj u shpreh se ata që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme do të marrin përgjegjësi penale sipas ligjit. Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ishte në Shkodër për të ndjekur situatën e zjarreve dhe mënyrën si po procedohet për shuarjen e tyre. I shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, ministri Demiraj tha se do të marrin përgjegjësi ligjore ata që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme. Nga fshati Rragam i Njësisë administrative Gur i Zi, ku aktualisht janë të aktivizuara disa vatra zjarri, ministri Demiraj tregoi se është kërkuar mbështetja e Greqisë dhe NATO-s për të përballuar situatën. Ndëkohë drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Cvile Shemsi Prençi dha një situatë të përgjithshme sa i takon vatrave aktive të rrezikshme të zjarrit në rang vendi. Në lidhje me sipërfaqet e djegura gjatë këtij viti, sipas Prençit është detyrë e bashkive që të rigjenerojnë pyjet duke mbjellë pemë të reja. Emergjencat Civile raportojnë se deri tashmë janë evidentuar të paktën 90 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa rreziku i flakëve vijon të jetë prezent për shkak të temperaturave të larta. Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile prej ditësh kanë përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129.

Artikulli paraprakARRESTOHET PËR KORRUPSION PRESIDENTI I FEDERATËS SPANJOLLE TË FUTBOLLIT
Artikulli tjetërARRESTOHET NJË NGA BOSËT MË TË MËDHENJ TË DROGËS