Banorët e Njësisë Administrative Ana e Malit akoma nuk i kanë harruar dëmet e shkaktuara në banesa dhe toka bujqësore gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011, ndaj edhe do t’i bashkohen protestës së banorëve të tjerë të nënshkodrës që do të zhvillohet më datë 7 të këtij muaji.

Kryeplaku i Obotit, një nga fshatrat më të dëmtuara gjatë përmbytjeve, thotë se po organizojnë dhjetëra qytetarë për protestën e radhës. Protestat e banorëve do të vijojnë derisa qeveria të marrë një vendim për zhdëmtimin e banesave. Ndërkaq, administratrori i njësisë Arben Ceni del në mbrojtje të banorëve duke thënë se ata nuk i kanë marrë të plota as pagesat për dëmet e shkaktuara në bujqësi.

Ai bën thirrje që të paktën vendimi i qeverisë për këto dëme të zbatohet i plotë. Kërkesa e banorëve që kanë pësuar dëme gjatë përmbytjeve të viteve 2010-2011 mbetet e njëjtë, zhdëmtimi në banesa. Një numër i konsiderueshëm banorësh nga të gjitha zonat e nënshkodrës pritet të jenë të pranishëm ditën e mërkurë për protestën e radhës në kërkim të dëmshpërblimeve.

Artikulli paraprakMORËN PJESË NË FUSHATË, SHKARKOHEN 8 ZYRTARË TË LARTË
Artikulli tjetërVJEN NË SHKODËR “NERMIN VLORA FALASCHI”