Dënimi, 2 vite burg për gjyqtarin e Tiranës

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dënojë me 2 vite burg gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha. Ky i fundit u kap nga policia në një moment duke marrë një shumë parash prej 6 milionë lekësh. Bashkë me të u arrestua edhe djali, Ledion Hoxha. Përveç dy viteve burg, Ibrahim Hoxhës i është hequr për 5 vite e drejta e ushtrimit të funksioneve publike. Në momentin e kapjes duke marrë paratë Hoxha deklaroi se ishin të një makine, por prokuroria thotë se këto lekë ai po i merrte për të dhënë një vendim për një palë që ishte në gjyq.

Artikulli paraprakI PLAGOSURI VDES NË RRUGË DUKE PRITUR AMBULANCËN
Artikulli tjetërZJARR I MADH NË KOMBINAT, RREZIKOHET NJË FABRIKË