Një gjykatë algjeriane ka dënuar dy ish-kryeministrat me burg mes një hetimi të madh për korrupsion.Ahmed Ouyahia u dënua me 15 vjet burg ndërsa Abdelmalek Sellal me 12 vjet.

Ata u akuzuan për abuzim me pushtetin në një skandal të përvetësimit të makinave.
Kjo është hera e parë që nga pavarësia e Algjerisë prej Francës në vitin 1962 që ish-kryeministrat dalin në gjyq.

Të dy ishin aleatë të Presidentit Abdelaziz Bouteflika, i cili dha dorëheqjen pas protestave masive në prill.

Protestuesit kanë vazhduar të bëjnë thirrje për reforma gjithëpërfshirëse, duke akuzuar liderët e partisë qeverisëse për korrupsion dhe shtypje përpara zgjedhjeve presidenciale.
Ouyahia dhe Sellal ishin mes 19 të pandehurve të gjykuar për pastrim parash, shpërdorim të detyrës dhe dhënies së privilegjeve të panevojshme në industrinë e montimit të automjeteve.

Një ministër i kabinetit, Abdesalem Bouchoureb u dënua me 20 vjet burg në mungesë. Një urdhër-arresti ndërkombëtar është lëshuar për të mes njoftimeve se ai është jashtë vendit.

Artikulli paraprakTEATRI NË LISTËN E “EUROPA NOSTRA”
Artikulli tjetërAL BANO HUMB NËNËN, ANULON PJESËMARRJEN NE AKTIVITETIN ARTISTIK NE SHQIPERI