Denohet shperndaresi shqiptar i droges ne Angli

Një gjykatë në Angli ka dënuar me 12 vjet burg kreun e një bande të rrezikshme të shpërndarjes së kokainës i cili është shqiptari Lorenc Hoxha, 37 vjeç, që jetonte në Mansfield Road, Nottingham, i njohur si përgjegjësi i dorëzimit të kokainës, drejt Londrës dhe qyteteve të tjera. Gkithashtu bashkë me kreun shqiptar të bandës u dënuan edhe 4 pjestarë të tjerë të saj, të dënuar në total me 45 vjet burg për përfshirjen në trafikun e kokainës së cilësisë së pastër. Sipas “Nottingham Post”, droga e qarkulluar prej tyre kapte vlerën 1 milion paund. Kreu i bandës, shqiptari Lorenc Hoxha përdorte kode për t’ju referuar kokainës, përcjell Shekulli. Në mesazhet që dërgonte, me qëllim që të humbiste gjurmët ai shkruante: “Doni pizza? Ka ardhur një picë e freskët doni ta provoni?”

Artikulli paraprakASHPËRSOHET KONTROLLI PËR SHQIPTARËT QË SHKOJNË NË BE
Artikulli tjetërI GJENDET NE XHEP TRITOL BASHKE ME FITIL, POLICIA NDALON 38-VJEÇARIN