Dënohet me burg të përjetshëm turku që vrau dy shqiptarët në Belgjikë. Në 30 Prill të 2011 vrau dy shqiptarë për motive raciste

Gjykata e Antverpenit ka dënuar Murat Baran, shtetas turk 44 vjeçar me burgim të përjetshëm. Kjo pasi në 30 Pril të 2011 vrau dy shqiptarë në një vrasje me motive raciste. Baran kishte ndaluar persona me kombësi shqiptare të hynin ne lokalin e tij në Belgjikë. Një ditë më vonë, kur Agron Berisha 41 vjeç dhe Elis Mustafa 28 vjeç po hynin në lokal, pronari hapi zjarr direkt. Fillmisht mbeti i vdekur njëri nga dy shtetasit shqiptarë, dhe tjetri u plagos. Më tej, ai ndoqi persona të tjerë duke qëlluar me armë. Nga të shtënat u plagosën dhe disa kalimtarë të rastit. Pas ngarjes, Baran u kthye ne lokal, ku qëlloi në kokë një nga shqiptarët e plagosur.

Artikulli paraprakSHQIPTARET E DIEPPIT MBETEN TE BLLOKUAR NE KALE.REFUZOJNE TE KTHEHEN NE SHQIPERI
Artikulli tjetërEVAKUOHET TERMINALI I NJE AEROPORTI NE LINDJE TE LONDRES.SHKAK NJE ALARM KIMIK