Denoncimi:Burri më ka rrëmbyer fëmijët. Policia: S’ka ikur jashtë

Një 44 vjeçar në zonën e Kombinatiti në Tiranë ka marrë nga banesa dy fëmijet e tij të mitur dhe është larguar. Denoncimi është bërë nga bashkëshorja e tij në Komisariatin nr.6 në kryeqytet. Dyshohet se R.Ç 44 vjeç ka shkuar në banesë dhe ka marrë me vete dy fëmijët e mitur të moshës 12 dhe 7 vjeç. Kur është kthyer në shtëpi bashkëshortja e tij E.Ç 29 vjeç, nuk i ka gjetur aty fëmijët. Më pas, ajo ka bërë denoncim në Polici ku thotë se bashkëshorti nuk e lejon t’i takojë fëmijët. 44-vjeçari R.Ç është shpallur në kërkim dhe sipas Policisë ende nuk është zbuluar vendi ku ndodhet. Shkak i largimit të tij me dy fëmijët dyshohet të jenë konfliktet që kanë patur bashkëshortët në familje. Sipas Policisë së Tiranës 44-vjeçari nuk është larguar jashtë shtetit.

Artikulli paraprakBLINDOHET ITALIA,SHTOHEN MASAT E SIGURISE,FRIKE NGA HAKMARRJA E ISIS
Artikulli tjetërPRESIDENTI NISHANI DEKRETON BUXHETIN E VITIT 2017