Denoncimi i baballarëve, zhduken dy vajza adoleshente

Dy vajza adoleshente janë denoncuar dje të zhdukura në Durrës, në dy raste të ndryshme. Denoncimi i parë është bërë rreth orës 13:30 nga 44-vjeçari K.V., banues në qytetin bregdetar. Ai ka thënë para uniformave blu se, më datë 7 korrik, është larguar nga banesa vajza e tij K.V., 15 vjeçe dhe se ai nuk ka djeni ku ka shkuar. Ndërsa rreth orës 17:00, është bërë denoncimi i dytë. E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, ka thënë në kallëzimin e tij se po dje, është larguar nga banesa pa asnjë njoftim vajza e tij, A.S., 18 vjeçe. Policia njofton po punohet për gjetjen e vajzave, ndërsa materialet në të dyja rastet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Artikulli paraprakPASAPORTAT BULLGARE ZBRAZIN FSHATIN
Artikulli tjetërINCIDENT NË TAKIMIN E BASHËS NË BURREL, GODITET DEPUTETI I PD