Partia Demokratike ka denoncuar se Ministria e shëndetësisë u ka shpërndarë mjekëve maska të skaduara që në vitin 2011, çka ka sjellë irritim deri në vështirësi frymëmarrje për disa mjek.

“Përdorimi i këtyre maskave, 1 mln 200 mijë maska, kemi marrë një denoncim që ka përdorimi i tyre kemi irritim, në disa raste ka shkuar në probleme me frymëmarrjen. Nuk donim të besonim që ishte e vërtetë.

Sot jemi njohur me një fakt tronditës, me një akt kriminal. Këto kuti që kanë pajisur mjekët me maska ka një pullë që ka bllokuar datën e skadencës së këtyre maskave. Data e skadencës është 20 dhjetor 2011.

Kjo tregon që ministria e shëndetësisë janë përfshirë në një veprimtari kriminale. Nuk janë mjete mbrojtëse, por mbetje mjekësore që duhet ‘i ishin nënshtruar procedurës së asgjesimit. Mjekët janë sot të rrezikuar”, bën me dije Bardhi.

Artikulli paraprakBRATAJ: 80% E RASTEVE NUK SHFAQIN SIMPTOMA! JANË TREFISHUAR TELEFONATAT NË ‘127’
Artikulli tjetërINFO PLUS – 10.03.2020