Tanimë do të përballeni me çmimet më të larta nëpër klinika kur të shkoni për një shërbim dentar.

Urdhri i Stomatologe për interesa të caktuara ka publikuar një listë me çmime dysheme që duhet të aplikojë tanimë çdo klinikë dentare.

Por publikimi i këtyre çmimeve do të thotë që edhe ata që kanë aplikuar çmime më të ulëta do t’i rrisin, por edhe ata që kanë patur këto çmime mund t’i rrisin edhe më shumë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe vetë dentistët.

“Per ne bëhet mirë, unë i kam më të lira çmimet se kaq, do i rris”, shprehet një dentiste.

Kreu i urdhrit të stomatologëve pretendon se duke i rritur çmimet, do të rrisë cilësinë e shërbimit dentar, kur në fakt është e kundërta.

Pasi tregu stomatologjik është pothuasje jashtë kontrollit. Ka pasur denoncime se për mbushje dhëmbësh apo implante janë përdorur shpesh materiale të një cilësie shumë të ulët, ndërkohë që çmimet kanë qenë shumë të larta.

Askush nuk i kontrollon pajisjet mjekësore dentare.
Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Këshillin Kombëtar të stomatologeve ka votuar kundër kësaj liste.

Por burime nga Ministria thone se kjo listë çmimesh është e paaplikueshme pasi nuk është në tagrin e Urdhrit të bëjë një gjë të tillë.

Artikulli paraprakARTA MARKU S’KA FONDE PËR PAGAT E POLICISË GJYQËSORE
Artikulli tjetërURDHRI I BASHËS:PROTESTAT NË RRETHE NGA DATA 2-12 SHKURT