Depozitimi i mbetjeve nga Bashkia e Shkodrës në landfillin e Bushatit, ka pësuar nje ndryshim.

Një fakt i tillë është berë me dije në mbledhjen e keshillit të Bashkise se Shkodres, nga kryetarja e bashkise Voltana Ademi. Ajo eshte shprehur se ka pasur nje kerkese nga nderkomunalja qe menaxhon landfillin per ndryshimin e cmimit. Nga ana tjeter, Ademi ka rikthyer ne vemendje edhe ceshtjen e investimit per fazen e dyte te landfillit te bushatit qe ka mbetur pezull. Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi, ka pohuar para keshilltareve qe per depozitimin e mbetjeve, ne kushtet e emergjences eshte firmosur nje kontrate me landfillin e Bushatit, me nje cmim me te rritur nderkohe qe eshte shprehur se po gjenden edhe mekanizmat ligjore ne menyre qe te gjendet nje zgjidhje me per ceshtjen e depozitimit te mbetjeve.

Artikulli paraprakEKSPOZITË MBI NDOTJEN E MJEDISIT
Artikulli tjetërURA E BUNËS, DEBATE NË KËSHILLIN E BASHKISË