Një deputete në Tanzani është përzënë nga Parlamenti pasi kishte veshur pantalluna që u konsideruan “shumë të ngushta”.

Sipas mediave të huaja, ministrja Condester Sichëale është larguar nga Parlamenti pasi pasi Hussein Amar, një deputet nga partia e saj, u ankua për veshjen e deputetes.

“Kodi i veshjes është shumë i qartë, por ka motra këtu që nuk vijnë të veshura modestisht. Deputetja në krahun tim të djathtë për shembull.

Me bluzën është në rregull, por pantallonat i ka të ngushta. Parlamenti është pasqyrë e shoqërisë dhe këtu kemi disa motra që janë ligjvënëse dhe që vishen çuditshëm. Çfarë po i tregojnë ato shoqërisë sonë”?

Siç raportojnë mediat, ka qenë Kreu i Parlamentit i cili i ka thënë deputetetes të ndërrojë veshjen dhe të kthehet sërish në Parlament.

“Shko, vishu mirë dhe kthehu prapë”.

Deputeten e përzënë nga Parlamenti se kishte veshur pantallona

Artikulli paraprakDAVINCI+ DHE VERITAS DY MISIONET E REJA TË NASA-S PËR TË STUDIUAR VENERËN
Artikulli tjetërEVA MILLONA, SHQIPTARJA E PARË QË EMËROHET NË POSTIN E LARTË TË ADMINISTRATËS BIDEN NË SHBA