“Malësia e Madhe por edhe e gjithë Shqipëria po keqveriset nga koalicioni i majtë”.

Kështu mendon deputeti i PD në Malësinë e Madhe Gjovalin Bzheta i cili thotë se situata për malësorët dhe shqiptarët është përkeqësuar. Deputeti Bzheta shprehet se edhe bashkia e Malësisë së Madhe në këto muaj të parë të qeverisjes nga të majtët nuk po qeveriset mirë dhe se nuk ka një të ardhme për malësorët. Mesazhi i deputetit Bzheta është një qëndrim dhe protestat e fuqishme të opozitës sepse premtimet e qeverisë nuk po mbahen. Gjovalin Bzheta u zgjodh deputet i PD në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, si përfaqësues për Malësinë e Madhe.

Artikulli paraprak“BEST 10 NORTH 3” NDERON ME ÇMIME MË TË MIRËT E 2015-s
Artikulli tjetërBEQAJ: INVESTIME TE REJA NE SPITALIN E SHKODRES