Deputeti gjerman i CDU, Mark Hauptman po zhvillon një vizitë në Shqipëri, ndërsa pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Balla deklaroi se duhet të hapen negociatat.

Shqipëria ka bërë progres të madh për t’iu bashkuar BE-së. Qeveria ka një axhëndë për reformat në drejtësi, krimit, korrupsionit dhe parandalimit të azilkërkeusve. Në duam ta mbështesim Shqipërinë.

Brenda BE ka debate për zgjerimin e BE dhe Ballkanit, ne duhet të fillojmë procesin e negociatave me Shqipërinë, duhet të hapen, do ua sugjeroj kolegëve të mi.

Ka pasur një proces të mirë të reformave në Shqipëri, këtë e kanë parë kolegët e grupit tim parlamentar dhe dëshiroj ta mbështes fuqishëm Shqipërinë dhe Ballkanin duke kërkuar edhe mbështetjen e kolegëve tanë.”

Artikulli paraprakRAMA: EKSPERTË NDËRKOMBËTARË PËR LUFTËN NDAJ KRIMIT, SHUMË SHPEJT REZULTATE KONKRETE
Artikulli tjetërFESTIVALI I 56-te I KËNGËS PËR FËMIJE