DEPUTETI SHQIPTAR KËRKESË NË PARLAMENTIN E SERBISË, JA ÇFARË DEKLARON PARA BRNABIQIT

382

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në parlamentin e Serbisë, Argjend Bajrami ka bërë një kërkesë në Parlamentin e Serbisë që të ndërtohet një spital në Presheve.

Bajrami tha se kjo mund të arrihet vetëm me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal ose përmirësimit të pozitës financiare të Trupit Koordinues.

“Atëherë sot, nëse me të vërtetë sot ekziston një mentalitet demokratik, nëse me të vërtetë sot ekziston një mentalitet tjetër politik, atëherë sot z. Brnabiq, si Kryeministre e Qeverisë dhe mazhorancë në parlament, duhet të n’a konfirmojë se do të kujdeseni që qeveria juaj e tanishme të ndajë fonde për të filluar ndërtimin e një spitali, që do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës, kjo mundet te arrihet vetëm me vullnet të mirë politik, përmes ngritjes së buxhetit komunal, ose përmes përmirësimit të pozitës financiare të Trupit Koordinues”, -tha Bajrami.

Artikulli paraprakTRAFIK DROGE NGA SHQIPËRIA NË ITALI, 18 TË ARRESTUAR. KARABINIERËT AKSION EDHE NË UDINE. JA KUSH E ZBULOI RRJETIN KRIMINAL
Artikulli tjetërPLAGOSET ME ARMË ZJARRI 51-VJEÇARI NË MIRDITË, POLICIA NË NDJEKJE TË AUTORËVE