Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës, i tha se ai dhe bashkatdhetarët e tij ishin gati të vazhdoni të luftonin sulmin rus në Kiev.

Duke marrë për shembull stërgjyshin e tij, ai tha se nëse dikur Ukraina i ka mbijetuar Stalinit, mund t’i mbijetojmë edhe Putinit.

“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalingradit, kështu që unë mendoj se ne mund të mbijetojmë çfarëdo që të na hedhin. Ne patëm një histori fatkeqe, tragjike dhe të pabesueshme në shekullin e 20-të. Pra, nëse i mbijetojmë Stalinit, ne mund t’i mbijetojmë Putinit.”, tha ai.

I pyetur lidhur me jetën e tij tani pas sulmit rus, deputeti tha se ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë.

Ai tha se paratë, nuk kanë më ndonjë vlerë reale gjatë kohës së luftës që do të thotë se njerëzit po shkëmbejnë mallra në vend të kësaj. Lagjja e tij është e qetë dhe bosh, ndërsa stacionet e rekrutimit ushtarak janë plot.

Por furnizimet si ushqime dhe municione po mbarojnë. “Asgjë nuk mjafton,” tha ai. Kështu që ai dhe ekipi i tij e kalojnë kohën e tyre duke organizuar furnizime, duke shpërndarë ushqime, duke siguruar armë dhe ilaçe dhe “duke u përpjekur të jenë të dobishëm në mbrojtjen e kryeqytetit tonë”, tha ai.

Disa nga ndihmësit e tij me prejardhje ushtarake janë tani në fushën e luftimit, duke udhëhequr toga dhe duke ndihmuar në ndërtimin e barrikadave.

Artikulli paraprakTEMPERATURA NGA -5°C DERI NË 11°C, JA SI PARASHIKOHET MOTI SOT
Artikulli tjetërVULLNETARË PËR MBROJTJEN E UKRAINËS, SHQIPTARËT I NDALON KODI PENAL QË T’I BASHKOHEN LUFTËS