Deputetja e Partise Socialiste te Shkodres, ka dal hapur ne qendrimin e saj per te mbeshtetur platformen e Ben Blushit.

Ne nje postim ne rrjetet sociale, deputetja e Shkodres Mimoza Hafizi, ka shprehur haptas mbeshtetjen per deputetin e PS, Ben Blushi. Hafizi, ka kerkuar zbatimin e statutit te Partise Socialiste ne kongresin e 19 Marsit. Ne postimin e saj ajo shkruan : “I bashkohem kolegut tim Ben BLUSHI në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë. Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti. Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari.”- perfundon postimin e saj, deputetja e Partise Socialiste Shkoder, Mimoza Hafizi.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, FIRMOS EDHE RUDOVIÇ
Artikulli tjetërDITA BOTERORE E TOKAVE TE LAGURA, AKTIVITETE NE SHKODER