Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i është rikthyer Reformës Zgjedhore duke zbuluar se po përgatit një projekt të ri politik. Hajdari sa i përket Reformës Zgjedhore tha se është e bindur që do të listat do të hapen 100%. “Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve.

Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm.

Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit“- shkruan Hajdari.Më tej ajo thotë se po përgatit një projekt politik me ajkën e qytetarisë shqiptare që synon të bashkojë rininë studentore fillimisht dhe gjithë njerëzit e ndershëm.”Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim së bashku me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit.”- shton Hajdari.

Deklaratën ish-kryetarja e grupit demokrat, deputete në Kuvendin e Shqipërisë e përjashtuar nga Partia Demokratike pas dezertimit, që bëri duke mos djegur mandatin, e ka bërë gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët i ka pyetur se cfarë i sugjerojnë për aksionin politik në nisje të sesionit të ri parlamentar në muajin shtator. Hajdari thotë se janë pikërisht qytetarët ata që i kërkojnë krijimin e një partie të re politike me fokus primar studentët edhe pse projekti ka kohë që është paralajmëruar.

Artikulli paraprakSHKODËR, NEUTRALIZOHET ZJARRI NË MALIN E TARABOSHIT
Artikulli tjetërISH DEPUTETI I PD SALIANJI: RAMA LARGOI 500 MIJË SHQIPTARË