Bashkia Shkodër do të ketë zgjedhje të pjesshme të parakohshme deklaroi deputetja e PS Senida Mesi me këtë President apo me një tjetër President. Kjo deklaratë e deputetes Mesi u bë gjatë procesit të votimit për delegatët e kongresit në Partinë Socialiste.
Deputetja Mesi deklaroi gjithashtu se koha e grupit KÇK, Kap Ça të Kapësh ka mbaruar për gjithë ata individ qofshin këta edhe prokuror dhe gjykatës.

Procesin e zgjedhjeve për delegatët e kongresit deputetja Mesi e quajti të rëndësishëm duke dhënë edhe arsyet ndërsa kërkoi që rinia shkodrane të shkëputet nga mentaliteti komunist apo antikomunist por pa harruar të kaluarën ndërsa edhe pse nuk një falje për krimet e komunizmit, deputetja Mesi tha është e shkëputur rrënjësisht nga sistemi i kaluar.

Në total bashkia Shkodër ka 2800 votues ndërsa do të përzgjedh 19 delegat duke përfshirë qytetin dhe njësitë administrative.

Artikulli paraprakLEZHË, DORIS PACK: RAMA KA ZABTUAR ÇDO GJË
Artikulli tjetërRIHAPJA E XHAMISË SË PLUMBIT, MYFTIU: ENDE SHUMË PROBLEME