Kreu i grupit të miqësisë Britani-Shqipëri, deputeti britanik John Grogan, nga Tirana ku mori pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste, apeloi një opozita të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Ai tha se një natë më parë ka pasur një takim me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, të cilën thotë se e ka inkurajuar për të marrë pjesë në zgjedhje

“Mbrëmë takova kryetaren e bashkisë së Shkodrës dhe e inkurajova për një kompeticion sa më të madh mes dy partive në mënyrë që të dyja të kenë mundësi të zhvillohen akoma më tepër dhe t’i qëndrojnë parimeve të tyre”,tha John Grogan.

Deri më tani, opozita, e cila ka djegur mandatet e deputetit, nuk ka vendosur nëse do të t’i bojkotojë zgjedhjet apo nëse do të marrë pjesë në to. Opozita joparlamentare është duke zhvilluar protesta kundër qeverisë Rama me qëllimin për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme

Artikulli paraprakSHKODËR, “PENA E RE” NË VËLLIMIN E KATËRT
Artikulli tjetërSHKODËR, FSHATI I “HARRUAR” I NJËSISË RRETHINA