Në sallën koncertale “Gjon Kapidani” të shkollës artistike “Prenk Jakova” në Shkodër , u zhvillua koncerti “Rrugëtimet e pianos” nga pianisti Desar Sulejmani ,i cili u shoqërua në violinë nga Eugjen Gargjola .

Në këtë koncert u luajtë pjesë nga repertori i huaj dhe ai vendas nga kompozitori shkodran Tonin Harapi . Pianisti Desar Sulejmani pohoi se publiku shkodran i fali emocione, dashuri dhe mbi të gjitha shumë mall për kohën ,kur ai kishte qenë studentë dhe kishte luajtur në këtë sallë qindra koncerte .

Artikulli paraprak“PARALELE JETE – MES REGJISORIT DHE SHKRIMTARIT”
Artikulli tjetërVLLAZNIA B MUNDET NGA DINAMO