“Shqipëria nuk është një surprizë ndërsa De Biazi është një trajner i mirë”.

Kështu ka deklaruar trajneri i Francës Didier Deschamps në një intervistë dhënë për Federatën Shqiptare të Futbollit. Tekniku i kombëtares së gjelave duke folur edhe për skuadrën e tij, i pyetur se çfarë nënkupton një titull i tretë u shpreh se “kjo do të tregonte se futbolli francez po punon në drejtimin e duhur, dhe që vazhdon të formojë dhe stërvisë lojtarë shumë të mire që do të sjellin suksese të bukura për klubet e mëdha Europiane. Shumë mendojnë se kjo do të jetë e dëmshme për kampionantin francez , por besoj se ekipi kombëtar do të përfitojë nga ky progres i shpejtë”. Sa i përket grupit bashkë me Shqiprinë, Zvicrën dhe Rumaninë Deschamp deklaroi “grupi është hemogjen, dhe analistët e vendosin Francën si favoritë , duke qënë dhe vend organizator. Por ne kemi respekt të jashtzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh , që ndeshjen e hapjes e luajmë kundër një ekipi të vështirë dhe kurajoz , sic është Rumania!”. Ish kampioni i botës në 1998 foli edhe për pritshmëritë nga kuqezinjtë e De Biazit. “Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për t’i zgjidhur problemet që kishim kundër ekipit të Shqipërisë. Këtu ka të bëjë dhe fati, nëse një ekip merr 5 nga 6 pikët e mundshme, në vetëm 2 ndeshje, nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë”. Një mendim pozitiv Deschamp ka edhe për De Biazin. “Ai ka bërë një punë të shkëlqyer, dhe nuk e them për t’i bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. I arriti këto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për t’u përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah, një trajner të mirë!”. Deschamp nuk kërkon të jetë parashikues për skuadrën që mund të fitojë europianin por pranon se 5-6 ekipe janë pretendente. “Unë nuk bëj asnjëherë parashikime por të gjithë e dinë se mund të jenë 5 ose 6 skuadra që do të kenë shanset më të mëdha për ta gjetur veten në finale”-përfundoi trajneri i kombëtares Franceze.

Artikulli paraprakZONA E GRUEMIRËS SË SHPEJTI SKEMË E RE PËR MBETJET
Artikulli tjetërARVIT OSJA, KRYETARI I RI I PARTISË SOCIALISTE