Kreu i Levizjes Vetevendosjes, njekohesisht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar rezultatin zgjedhor pas raundit të dytë të zgjedhjeve në 21 komuna.

Kurti ka thënë se rezultati jo i kënaqshëm i LVV-së në këto zgjedhje vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme dhe siç tha ai i “bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër Vetëvendosjes”.

‘Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhet t’i analizojmë më gjatë në vijim dhe i bashkimit të të gjithë tjerëve kundër LVV-së’, tha Kurti.

Ai i uroi të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje.

‘Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ishte shumë i mirë, i uroj të gjithë kryetarët e komunave që u zgjodhën dje. Do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin dhe korrupsionin posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku paratë e mëdha në qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër.

Do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë’, tha Kurti.

Në zgjedhjet lokale në Kosovë Lëvizja Vetëvendosje fitoi në 4 komuna, LDK-ja fitoi 9 komuna, LDK-ja fitoi në 7 komuna, AAK-ja fitoi 3 komuna ndërsa Nisma Socialdemokrate 1 komunë.

Artikulli paraprak“PRISNI DALLGË TURISTËSH”, KRYEMINISTRI ZBULON REALITY-SHOWN HOLANDEZ QË ËSHTË XHIRUAR NË SHQIPËRI!
Artikulli tjetërEMRI/ JA KUSH KANDIDON PER T’U BERE ANETAR I KESHILLIT TE EMERIMEVE NE DREJTESI