Operacioni i policisë për kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili ka dështuar. Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t’i shpëtojë policisë apo informacioni ka qënë i gabuar.

Ditën e djeshme, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA kanë zbarkuar në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtëquajturi “Escobari i Ballkanit”.

Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delviës.

Operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa superoperacione të tjera. Në lokalin e tij, u arrestua ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që ende vijon operacioni për arrestimin e Lul Berishës.

Kapja e Klement Balilit u kërkua hapur nga Kryeministri Edi Rama, në më pak se një javë më parë në një deklaratë të tij para drejtuesve të policisë.

Rama kërkoi nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, që të kapej Balili, para se këtë fakt ta vinte në dukje ambasadorja e re amerikane.

Artikulli paraprakSTAR SPORT – 21.10.2018
Artikulli tjetërÇFARË PARALAJMËROJNË ARRESTIMET E DY ISH-DEPUTETËVE TË PS?