Të dhënat e para janë kontradiktore, por mësohet se prokurori bashkë me dy miqtë e tij sapo ishin duke zbritur nga Shkozeti, ndërsa autorët kishin informacione të sakta për lëvizjen e tij duke i bërë pritë dhe qëlluar tetë herë me kallashnikov makinën e tij.

Por kush janë pistat e para ku po hetohet deri tani? Dyshimet kryesore janë se atentati është bërë për shkak të detyrës për shkak të dosjeve që ka gjykuar dhe lidhjeve kriminale për të cilat është denoncuar prokurori.Shoferi i plagosur ka marre dy plumba, me gjoks dhe ne shtyllen kurrizore.

Nga policia mësohet se po punohet për ndalimin e dy personave, që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen. Ndërkohë që janë shoqëruar disa dëshmitarë për të dhënë më shumë detaje për ngjarjen.

Burime nejne me dije se prokurori Arjan Ndoja dhe dy të plagosurit e tjerë nga atentati me armë zjarri te mbikalimi i Shkozetit pasditen e sotme i kanë identifikuar autorët e sulmit.

Prokurori ka qenë në automjet me këta dy persona dhe gjatë lëvizjes në mbikalimin e Shkozetit makina fuoristradë “Mercedes Benz” ngjyrë e zezë është qëlluar me armë zjarri nga një automjet tjetër ende i paidentifikuar i cili ka tentuar të bëjë një parakalim ndaj automjetit ku ndodhej prokurori.

Të shtënat me armë kanë ndodhur në kohën kur makina e autorëve ka qenë në momnentin që ka dalë para saj. Automjeti i prokurorit ka shenja të dukshme të plumbave në krahun e majtë dhe xhamin e parë të automjetit.

Paraprakisht nga policia flitet se personi që ndodhej në makinë me prokurorin ka pasur një kundërpërgjjgje. Prokurori Ndoja ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Durrësit që në janar të 2008.

Drejt vendit të ngjarjes janë nisur drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Pela, prokurori Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj, si dhe oficerët e Krimeve të Rënda.

Artikulli paraprakATENTATI NDAJ PROKURORIT ARJAN NDOJA ,NUK DIHET KUSH ISHTE SHENJESTRA
Artikulli tjetërSPITALI I DURRËSIT DHE AI I TRAUMES RUHEN ME POLICI ,ASNJË NUK HYN DOT