Dhjetë ndërtime pa leje çdo ditë. Policia nis kontrollin e territorit

Pas furtunës në komisaratet e Këlcyrës dhe Përmetit, policia lajmëroi se do të nisë një analizë mbi ndërtimet pa leje në çdo qark. Por, edhe në bazë të statistikave, rezulton se ky fenomen është rikthyer si problematikë në punën e uniformave blu. Rasti i ndërtimit në grykën e Këlcyrës është vetëm një nga ndërtimet e paligjshme, për të cilët u bënë shembull disa punonjës policie. Vetëm gjatë javës së fundit, në të gjithë territorin e vendit janë konstatuar rreth 100 ndërtime pa leje, ku në të gjitha rastet pronarët e objekteve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Një pjesë e mirë e ndërtimeve pa leje rezulojnë në zona periferike dhe kanë të bëjnë me shtesa katesh, si dhe ndërhyrje në banesa, apo godina biznesesh dhe sipërfaqesh ekzistuese. Pas letrës që ministri Xhafaj u nisi drejtuesve të policisë, vet “blutë” pranuan se mbajtja nën kontroll e territorit është detyrë funksionale e tyre, ndonëse kërkuan edhe një bashkëpunim më të mirë të pushtetit vendor dhe inspektoriateve të bashkive. Përveç shkarkimeve në komisariatet e Këlcyrës dhe Përmetit, pak kohë më parë edhe dy shefa komisariatesh në Tiranë u pezulluan nga detyra, pasi nuk kishin konstatuar disa ndërtime pa leje.

Artikulli paraprakPOLICIA RRUGORE ,GJOBA PER SHKELJE TE NDRYSHME
Artikulli tjetërMARRËDHËNIE ME DHUNË ME 15-VJEÇAREN, ARRESTOHET 55-VJEÇARI