Media ukrainase Kyiv Independent, ka bërë me dije se operacionet e shpëtimit pas sulmit rus me raketa në qytetin ukrainas të Vinnytsia, kanë përfunduar. Sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të Ukrainës, raportohet se 23 persona kanë humbur jetën, 202 qytetarë janë plagosur, një person është shpallur i zhdukur dhe tre të tjerë janë shpëtuar.

Sulmet, të cilat goditën qendrën e qytetit më 14 korrik, shkatërruan gjithashtu edhe 55 shtëpi banimi dhe 42 automjete. Ndërkohë, guvernatorit i rajonit të Vinnytsia, Serhii Borzov ka njoftuar se 68 persona janë aktualisht të shtruar në spital dhe 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas tij, të gjithë trupat e viktimave janë identifikuar tashmë.

Ai ka shtuar se familjeve të personave të cilët kanë humbur jetën dhe janë plagosur, do tu rakordohet ndihmë në vlera përkatësisht 1700 dhe 850 dollarë.

Artikulli paraprakINTELIGJENCA UKRAINASE NGRE ALARMIN: TRUPAT E PUTINIT PO PËRGATISIN NJË TJETËR FAZË SULMESH NDAJ NESH
Artikulli tjetërNGA MBYLLJA E SHKOLLAVE TE MASAT PËR SPITALET DHE TRANSPORTIN PUBLIK, BRITANIA PËRGATITET PËR TEMPERATURAT E “FERRIT”