Drejtoria e Spitalit Rajonal të Shkodrës ka shprehur indinjatën për dhunën e përsëritur ndaj stafit mjekësor.

Duke iu referuar rastit të dhunës ndaj mjekut Besmir Gizhja, drejtori i spitalit Përparim Çela kërkoi që organet kompetente të dënojnë autorin. Ndërkohë Çela kërkoi mbështetjen e Policisë së Shtetit gjatë punës së mjekësve.

Për shkak të dhunës së përsëritur, ai tha se u është premtuar se Spitali Rajonal i Shkodrës do të mbulohet me shërbim policor gjatë 24 orëve. 2 ditë më parë mjeku kirurg Besmir Grizhja u godit për shkak të detyrës në ambientet e jashtme të spitalit. Ai është goditur nga bashkëshorti i një pacienteje, që ishte kuruar nga mjeku Grizhja.

Artikulli paraprakFURGONI PËRPLASET ME TURMËN E NJERËZVE, NËNTË TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërRAMA: OPERACION KOMBËTAR NDAJ ELEMENTËVE KRIMINALË