Dhuna në familje, brenda 24 orësh arrestohen 5 burra në Tiranë

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit arreston 5 persona për veprën penale të “Dhunë në familje”. Duket se pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, ndaj së cilës ishin lëshuar 2 urdhër-mbrojtje, por që policia nuk i kishte zbatuar, tani është vendosur për të arrestuar çdo person që ushtron dhunë në familje. Arrestohen për “Dhunë në familje”: – Edmond Agolli, 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit, shtetasve S.H., 40 vjeçe dhe E.A., 20 vjeç. – Ferit Ndreaj, 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases V.N., 28 vjeçe. – Sali Bana, 70 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases S.B., 68 vjeçe. – Antonio Ruçi, 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.Xh., 27 vjeçe. – Dritan Krypi, 40 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, shtetases Xh.K., 42 vjeçe. Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dhunë në familje”.

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË NË ZVICËR, PËRFSHIHEN DY FAMILJE SHQIPTARE
Artikulli tjetërPRONARI I VARKAVE KAPET DUKE GRABITUR PUSHUESIT