Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov do të mbledhë sot në një takim liderët e partive politike, pas situatës së djeshme në Parlament, e cila degjeneroi në dhunë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si kryetar Kuvendi. Ivanov zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit e quajti veprim antiligjor.

“Apeloj për uljen e tensioneve dhe sjellje të përgjegjshme në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e vendit. Deputetët janë përgjegjës për çdo veprim të tyre. Çdokush duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta. Vetëm përmes respektimit të kushtetutës dhe të ligjeve dhe të rendit kushtetues mund të ketë zgjidhje. Nuk ka çështje për të cilat nuk mund të arrihet epilog, por vetëm përmes respektimit të ligjeve dhe kushtetues. Ftoj në takim liderët e të gjitha partive politikepasi ata kanë fituar besimin dhe janë përgjegjës për kapërcimin e gjendjes. Akush nga jashtë nuk na zgjidhin problemet nëse këtë vet nuk e bëjmë”, ka deklaruar presidenti Gjorge Ivanov.

Artikulli paraprakVAZHDON TË DRIDHET TOKA NË ITALINË QENDRORE
Artikulli tjetërPENTAGONI ZHVILLON HETIME LIDHUR ME PAGESËN E FLYNNIT NË RUSI