Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar serish për dhunën në protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë dhe qëndrimin e Presidentit dhe opozitës.

“Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndër të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!”, shkruan Kryeministri në Twitter.

Artikulli paraprakNDËRHYN FNSH HEDH GAZ LOTSJELLËS, SHPËRNDAHEN TË RINJTË
Artikulli tjetërPROTESTA NE SHKODER, REAGON KRYETARJA E BASHKISE VOLTANA ADEMI