Nuk kanë fund aktet e dhunës në futbollin shqiptar. Rasti i radhës është shënuar në stadiumin “Redi Maloku”.

Episodi është regjistruar në fundin e takimit mes Kastriotit dhe Tiranës, i mbyllur me fitoren e vendasve 1-0. Rezultat që nuk është kapërdirë mirë nga drejtues dhe lojtarë të bardhebluve.

Ende nuk dihet se pse ka pasur tension mes palëve, ndërsa mësohet se është goditur sulmuesi i Tiranës, Grent Halili. Kujtojmë që Halili është edhe djali i presidentit të Tiranës, Refik Halili.

Ky episod vjen vetëm pak ditë pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit të takimit, Kamza-Laçi, Eldorian Hamiti.

Dhuna e ushtruar ndaj gjyqtarit i kushtoi shtrenjtë kamzalinjve, të cilët u përjashtuan nga Superliga, ndërsa do e nisin sezonin 2019-2020 nga kategoritë e ulëta, më saktë në Kategorinë e Dytë të futbollit në vend.

Artikulli paraprakKANABIS DHE EURO FALSE, ARRESTOHET 28 VJEÇARI
Artikulli tjetërFILMI SHQIPTAR “DELEGACIONI” VLERËSOHET ME ÇMIM NË FESTIVALIN E FILMIT FRANKOFON