Një qytetar nga Durrësi është marrë në mbrojtje nga gjykata, pasi ndaj tij prej kohësh ushtrohej dhunë fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshortja.

Ka qenë vetë shtetasi me iniciale A.I që ka denoncuar në polici ish bashkëshorten E.B për ushtrim dhune, çka dhe ka sjellë lëshimin e një urdhër mbrojtje ndaj tij.

“Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.

Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Artikulli paraprakGJENDET I VDEKUR NË NJE PALLAT NE NDERTIM,NUK DIHEN SHKAQET
Artikulli tjetërGJUHA SHQIPE,BUSHATI DËNON URREJTJEN E MAQEDONASVE KUNDËR SHQIPTARËVE